Vikendi sjell përballje interesante në elitën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend me disa përballje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25-të të këtij sezoni.

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend me disa përballje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25-të të këtij sezoni.

Këtë xhiro do ta hap ndeshja mes Vëllaznimit dhe Trepçës, e cila zhvillohet nesër në Gjakovë me fillim nga ora 17:00, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, të shtunën do të zhvillohet edhe përballja interesante mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, e cila fillon nga ora 19:00.

Të dielën mbyllet xhiroja e 25 me dy ndeshje, ku Proton Cable Prizreni e pret Bashkimin, kurse Sigal Prishtina përballet me Istogun.

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Trepça

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

E diel

20:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina-Istogu /KosovaPress/

Read Previous

Pioli: Duam të bëjmë më të mirën në Europa League

Read Next

Bashkohen në Kuvend ish-deputetet, kujtojnë me nostalgji punën e tyre