Pioli: Duam të bëjmë më të mirën në Europa League

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Slavia Pragë si dhe kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Evropës.

“Rossonerët” mbrëmë mund në udhëtim Slavian (1-3), duke kaluar në rundin e ardhshëm e Ligës së Evropës, e dyta për nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër.

“Ishim më mirë se në ndeshjen e zhvilluar në ‘San Siro’. Bëmë lojë të mirë dhe dhamë intensitetin e duhur sidomos në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë”, ka thënë Pioli.

Strategu italian beson se Milani është gati për të bërë më të mirën në Ligën e Evropës.

 “Tani niveli do të rritet edhe më shumë. Ne jemi gati dhe duam të bëjmë më të mirën”, ka theksuar Pioli. /RTK/

Read Previous

Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën

Read Next

Vikendi sjell përballje interesante në elitën e basketbollit