Bashkohen në Kuvend ish-deputetet, kujtojnë me nostalgji punën e tyre

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca shënjuese me ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij tha se gratë kanë dhënë kontribut e shembull të jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.

“Në këto ditë si sot nuk mund të mos i kujtojmë gratë intelektuale. Në historinë e re të Kosovës, numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht, dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm”, u shpreh ai.

Në seancë janë parë ish-deputete si Kaqusha Jashari, Flora Brovina, Besa Gaxherri e të tjera.

Ish-deputetja, Flora Brovina tha ” Rruga jonë deri tek këto ulëse nuk ka qenë e lehtë. Askush nuk na i dhuroi këto ulëse sepse jemi gra, por ishte dëshira të marrim pjesë në çdo lëvizje”.

Ndryshe, seanca është thirrur nga Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku tema është “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”./Telegrafi/

Read Previous

Vikendi sjell përballje interesante në elitën e basketbollit

Read Next

Bora e New Basketi e nisin me fitore të thella, një hap larg finales