VIDEO/ Si e pengoi marina amerikane sulmin iranian ndaj dy anijeve cisternë me naftë

Marina amerikane e pengoi Iranin të kapte dy anije cisternë me naftë në gjirin e Omanit të mërkurën, incidenti më i fundit në një seri konfiskimesh apo sulmesh ndaj anijeve në rajon që nga 2019.

Sipas zëdhënësit të marinës, Timothy Hawkins, një anije e marinës iraniane qëlloi me armë gjatë përpjekjes së dytë të marrjes së kontrollit. Incidentet ndodhën në ujërat mes Iranit dhe Omanit.

Pamjet filmike të momentit kur SHBA parandaluan kapjen e anijeve cisternë nga iranianët në Gjirin Persik është publikuar nga Flota e 5-të e SHBA-së.

Çfarë thotë Irani për incidentin

Irani tha se po vepronte nën një urdhër gjykate lidhur me kapjen e Richmond Voyager për shkak se anija ishte përplasur më parë me një anije iraniane në gjirin e Omanit.

Sipas një deklarate të Qendrës së Kërkimit dhe Shpëtimit Detar të provincës Hormozgan të Iranit, “anija me flamur bahamas e quajtur Richmond Voyager u përplas me një anije iraniane që transportonte 7 anëtarë të ekuipazhit, duke plagosur rëndë 5 vetë.”/abcnews.al

Read Previous

U largua nga Barça në vitin 2021, klubi i ka ende 30 milionë euro borxh Messit

Read Next

Buxheti i Gjermanisë për vitin 2024, më shumë para për armë e më pak për fëmijët