VIDEO/ Ndërhyrje horror, Marcelo i thyen këmbën kundërshtarit dhe shpërthen në lot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Kupës Libertadores mes Argentios Juniors dhe Fluminenses.

Protagonist absolut në këtë sfidë ka qenë futbollisti brazilian Marcelo, që i ka thyer këmbën mbrojtësit kundërshtar Luciano Sanchez.

Ka qenë minuta e 57-të e ndeshjes, kur ish-futbollisti brazilian ka bërë një ndërhyrje horror nëkundërshtarin, ku edhe pse kishte topin në pronësi ai e ka shkelur atë dhe ia theu këmbën.

Menjëherë pasi e shkeli, Marcelo e kuptoi lëndimin që i ka shkaktuar duke kërkuar edhe që të ndalet loja për t’i ardhur në ndihmë futbollistit kundërshtar.

Pasi pa këmbën e kundërshtarit, Marcelo ka shpërthyer në lot dhe me kartonin e kuq nuk ka pasur asnjë kontestim.

Në fakt, duket qartë edhe nga pamjet se ndërhyrja e Marcelos ka qenë e paqëllimshme dhe lojtari nuk mund t’i ndalte lotët për lëndimin e rëndë që i shkaktoi kundërshtarit.

“Sot më është dashur të kaloj një moment shumë të vështirë në fushë. Kam lënduar pa dashje një koleg. Unë dua t’iu uroj shërimin më të mirë të mundshëm Luciano Sanchez. Forca e gjithë botës qoftë me ty”, ka shkruar Marcelo në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/

Read Previous

Ndryshimet klimatike/ Rruga më e rëndësishme tregtare e Evropës është në rrezik

Read Next

Opozita tregohet pasive në Kuvend, parashtruan vetëm 68 pyetje parlamentare