Vetura bie në lumin Lepenc, humbin jetën tre persona

Një familje nga Kosova dyshohet se ka pësuar aksident me veturë dhe ka rënë në lumin Lepenc, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë, mediat në Shkup raportuan se një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se në aksidentin e pasdites së djeshme që ndodhi në rrugën Shkup-Bllacë, një veturë me 4 pasagjerë ka rënë në lumin Lepenc.

Nga kjo ministri njoftojnë se në veturën e aksidentuar BMW me targa të Kosovës kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”në Shkup.

Por sot është kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili në llogarinë e tij në Facebook, duke sqaruar se kush janë viktimat.

Pacolli deklaroi se kētë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

“Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë”, ka shkruar Pacolli

Vetura ka rënë në lum të shtunën në mbrëmje në lumin Lepenc, në pjesë e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit prej disa orësh në terren kanë kërkuar makinën. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit.

Autoritetet përkatëse në Kosovë ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast./EO/

Read Previous

“Menjëherë dhe pa kushte”/ Ndërkombëtarët njëzëri, ShBA shton presionin ndaj Serbisë për lirimin e tre policëve të Kosovës

Read Next

Kroacia sonte kërkon historinë përballë Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve