Vërshimet e ndërprenë takimin e Jasharajt me drejtorë të shkollave, në këto qytete është pezulluar mësimi

Për shkak të situatës emergjente nga reshjet e shiut në disa Komuna të Kosovës është pezulluar mësimi. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj thotë se situatë më e rëndë është në Klinë dhe Skenderaj.

Ai thotë se derisa kanë qenë duke e mbajtur një mbledhje me drejtorë të shkollave në një shkollë në Skenderaj, janë detyruar ta ndërprenë për shkak të vërshimeve.

“Po mbase atë që e lexova sepse unë rastësisht isha në Skenderaj për t’u takuar me kryetarët e shkollave dhe ndodhi një gjë e paparë një situatë tepër e rënduar. Ndodhi brenda minutave ai lumi mori qytetin dhe mori hyrjen edhe në shkollën gjegjësisht në gjimnazin ku ne po mbanim mbledhje”, thotë Jasharaj, teksa shton se situatë e mirë nuk është as në qytete tjera.

“Gjendja është tepër e rënduar edhe në Klinë edhe në Skenderaj por edhe në Drenas por edhe në Mitrovicë dhe unë po them mbase do të gjendet një zgjedhje dhe kjo dita e sotme uroj të jetë vetëm kjo ditë e humbur për shkak të kushteve të rënduara nga shiu  dhe unë mendoj që drejtorit e arsimit bashkë me shkollat do ta gjejnë një zgjidhje  që dita e sotme të zëvendësohet me urimin që gjërat e tilla të mos ndodhin sepse po them i kam parë nga afër dhe ishte vërtetë situatë e rënduar në Skenderaj por siç thanë kolegët edhe në Mitrovicë edhe në Skenderaj, Vushtrri madje edhe Peja nuk qëndron mirë dhe ky mot do të ketë telashe të mëdha. Klina është në gjendje tepër të rënduar”, u shpreh ai. /EO/

Read Previous

Kurti në Istog për t’i parë nga afër vërshimet: Qëndrojmë pranë banorëve

Read Next

Gjykata Speciale publikon aktgjykimin ndaj Salih Mustafës i dënuar me 26 vite burgim