VENDORE

Më shumë nga Vendore

Reagon KEK-u, thotë se s’ka kolaps prodhimi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) përmes një reagimi publik ka njoftuar opinionin publik se operimi i njësive  prodhuese po vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi. Në reagimin e tyre thuhet se njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira...

Ministri Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Në një komunikatë zyrtare të publikuar nga NATO/KFOR, theksohet se diskutimet janë përqendruar në përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një...

Presidentja Osmani: Refugjatët nuk janë numra, por janë histori mbijetese, force dhe shprese

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvojën e saj personale si refugjate, duke thënë se refugjatët nuk janë numra, por histori të mbijetesës dhe forcës. Osmani ka shkruar se përvoja e të qenit refugjat është ende e freskët në kujtesën e popullit të Kosovës, që përjetoi dëbimin masiv nga...

Murati kritikon Abdixhikun për deklaratën mbi votimin e fshehtë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur. Abdixhiku ka pohuar...

​Përmes protestës kërkohet trajtim më i mirë i qenve endacakë

Me moton “Kjo s’është dashni, është tregti, qytetarë nga xhepi, komuna për qejfi”, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizoi sot një protestë duke kërkuar trajtim më të mirë të qenve endacakë nga Komuna e Prishtinës, shkruan KosovaPress.  Marshi protestues nisi nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundoi tek objekti i vjetër i Komunës, ku protestuesit vendosën...

Nesër mbahet Testi i Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), bën të ditur se nesër, më datë 21 qershor 2025, duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore. Në njoftimin e lëshuar thuhet se provimit do t’i nënshtrohen 18 mijë e 800 maturantë, kurse rezultatet do të bëhen publike më së largu deri...

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar hetime preliminare ndaj dy zyrtarëve policorë në Drejtorinë Rajonale të Pejës, një nënkolonel dhe një kapiten, të cilët dyshohen për përfshirje në një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Hetimet janë nisur sipas detyrës zyrtare, pas publikimeve në media për një incident të ndodhur më 28...

Kurti takoi ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me Ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj.  Qeveria ka njoftuar se në takim u bisedua për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve...

KESCO: Thirrje për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor

Nga nesër, 21 qershor, e në ditët në vijim pritet që të nisë një mungesë e theksuar e prodhimit vendor të energjisë elektrike. KESCO ka paralajmëruar se në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit. KESCO ka...

​Qytetarët të frustruar me rritjen e çmimeve në Kosovë

Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore kanë pësuar ngritje së fundmi në Kosovë. Qytetarët ankohen se në Tregun Gjelbër në kryeqytet, çmimet e perimeve dhe pemëve janë ngritur dukshëm. Edhe sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një muaj para se rryma të shtrenjtohet, konkretisht në muajin prill 2025, çmimet e konsumit...

Bajrami: Vetëm të premten Kosova importoi gjysmën e energjisë që e shpenzoi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka prezantuar disa të dhëna të marra nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), të cilat tregojnë se Kosova, vetëm të premten, ka importuar gjysmën e energjisë që e shpenzon. “Ngarkesa është 13 mijë e 950 Megavatë, ndërsa prodhimi është vetëm...

Ambasadorja izraelite: Kosova është në kontakt me qytetarët e saj në Izrael

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka konfirmuar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët kosovarë që aktualisht ndodhen në Izrael, në dritën e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon. Në një intervistë për Telegrafin, ambasadorja Ziv ka deklaruar se shefja e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem,...

Nesër përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Për herë të 35-të, deputetët do të tentojnë nesër në orën 10:30 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimet e seancës që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare...

​Sot fillon turneu ndërkombëtar i pingpongut Prishtina Open 2025

Prishtina sot mirëpret afro 300 pingpongist ne edicionin e tretë të turneut ndërkombëtar të pingpongut Prishtina Open 2025, një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të vitit në vend, transmeton KosovaPress. Gjatë tri ditëve të ardhshme, Pallati i Rinisë dhe Sportit do të jetë qendra e këtij sporti, ku mbi 300 pingpongistë nga 25 shtete...

Gara çiklistike

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në autostradën “Arbën Xhaferi”, Rruga nacionale N9 dhe autostradën “Ibrahim Rugova”. Garat do të mbahen më 20 dhe 21 qershor, derisa orari i garave dhe segmenti i bllokimit do të jetë si...

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë kryer patrulla dje në komunën e Dragashit. Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, patrulla të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Kosovë. “Patrulla të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Zonën e Përgjegjësisë RC-W dhe pasqyrojnë përpjekjet e KFOR-it drejt një mjedisi të...

Parashikimi i motit për sot

Edhe sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28...

Seanca dy minutëshe edhe këtë radhë pa sukses

Në mungesë të një marrëveshjeje të përbashkët, ka dështuar edhe përpjekja e 34 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.  Ngërçi politik do të mund të vazhdojë edhe për një kohë, nëse parlamentarët nuk ndryshojnë qëndrime në zgjedhjet e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve tjerë.  Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e një vit është aktiv edhe për audiencën shqipfolëse. Ka të bëjë me një rrjet që përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat...

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrimin e automjeteve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shpreh shqetësimin e saj të thellë për vështirësitë që po u shkaktohen shumë bizneseve me rastin e regjistrimit të automjeteve, si pasojë e Nenit 89, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2024. DHTIK thekson se...

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë. Në një njoftim për media, AUV ka kërkuar që fermerët “të evitojnë çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë...

Mbahet seancë gjyqësore me videolidhje mes burgut dhe gjykatës

Në një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Prishtinë realizuan sot për herë të parë një seancë gjyqësore përmes videolidhjes, shkruan Gazeta Sinjali. I burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan u paraqit në seancë nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë së lartë audio-vizuale, ndërsa seanca...

​Në Ditën Ndërkombëtare, kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se përdorimi i dhunës seksuale si mjet lufte nga ana e Serbisë është një krim i rëndë i cili nuk përshkruhet. Haxhiu përmendi edhe veprimet qe kanë ndërmarrë si ministri e Drejtësisë. “Është një krim i rëndë,...

Takimi me Fatmir Limajn, flet Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar si “shumë miqësor” takimin e së mërkurës me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Abdixhiku foli shkurt pas përfundimit të përpjekjes së 34-t për konstituimin e Kuvendit. “Takim shumë miqësor me Limajn. Asgjë më tepër se kaq”, ka thënë Abdixhiku. Për takimi, foli më herët...

Ambasadori italian takohet me kryetarin e Kushtetueses

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepin. Takimi ishte i fokusuar në shkëmbimin e mendimeve dhe bashkëpunimit në ekspertizën ligjore, shkruan IndeksOnline. Në njoftimin e Ambasadës italiane bëhet e ditur se të dy palët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera me Italinë. “Ambasadori Antonini u takua me z....

Policia arreston një qytetar para Kuvendit të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash një person para Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi dyshohet se qytetari ka përdorur sjellje agresive si shenjë pakënaqësie ndaj situatës në Kuvend, transmeton Klankosova.tv. Për të neutralizuar situatën, kanë ndërhyrë autoritetet policore.

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të saj lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës është i qartë dhe i pandryshueshëm, duke kërkuar nga partitë opozitare të tregojnë vullnet për të ecur përpara në këtë proces. Haxhiu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka ushtruar të drejtën e saj kushtetuese...

Osmani përkujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të mbetet një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë

Në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të avokates dhe ish-ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, është kujtuar sot kontributi i saj i jashtëzakonshëm për liri dhe drejtësi në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e Kelmendit, duke e cilësuar atë si një avokate të palodhur për të drejtat e njeriut, aktiviste politike të...

Artan Abrashi: Opozita po mban peng Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar partitë opozitare për një bllokadë të qëllimshme dhe siç tha ai, kundërkushtetuese. Sipas Abrashit, inatet destruktive politike pa ndonjë qëllim të qartë po e mbajnë peng tash e sa kohë Kuvendin. “Shprehim zhgënjimin tonë në...

Haziri: Qeveria në detyrë më shumë po rrin në Prokurori

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media pas dështimit të 34 me radhë të konstituimit të Kuvendit. Haziri ka thënë se ky takim konfirmoi edhe njëherë që çështjet politike dhe zgjedhjet e organeve deri në konstituim dhe funksionalizim nuk mund të zgjidhen me procedura por me marrëveshje politike “Çështjet që kanë frymën e...

34 herë dështim, Kosova pa Kuvend funksional

Për të 34-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale që ka mbërthyer vendin që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe sot sikurse në tentimet e mëparshme nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me...

Limaj pati “bisedë shteruese” me Abdixhikun

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se të mërkurën është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai ka shtuar se janë diskutuar një sërë temash në takim, por pa dhënë detaje. “Po jemi takuar, kemi pasur takim shumë të mirë, kemi biseduar të gjitha temat. Kemi pasur një bisedë shteruese...

Çfarë thotë Ligji për zgjedhjet lokale rreth kandidimit për kryetar komune?

Gara për kryetar të komunave tashmë ka filluar të marrë formë, me disa kandidatura të zyrtarizuara dhe të tjera në pritje të konfirmimit. Një garë e nxehtë pritet si gjithmonë të zhvillohet në kryeqytet ku tashmë janë zyrtarizuar katër kandidatë: Hajrulla Çeku LVV, Përparim Rama LDK, Bekë Berisha AAK dhe Besa Shahini PSD. Uran Ismaili...

Maqedonci: Hera e parë që ushtria jonë merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka publikuar fotografi nga trajtimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën e trajnimit të Joint Readiness Training Center (JRTC). Maqedonci në një postim në Facebook ka bërë të ditur se me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...

Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me apel: Mos ndizni zjarre

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë një apel publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për shpërthim zjarresh në pyje, fusha dhe hapësira të hapura. Në njoftimin e bërë publik në...

Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak ajror ndaj Iranit, që për qëllim ka shkatërrimin e potencialit bërthamor të Teheranit. E pyetur mbi rrezikun potencial të një sulmi të mundshëm iranian ndaj Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, si një prej vendeve të pakta që ka hapur selinë e saj diplomatike në këtë qytet, përfaqësuesja izraelite në...

KQZ: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune

Kandidati për kryetar të komunës duhet të ketë qenë për së paku 3 vjet banor i komunës, në të cilën ai/ajo kërkon të garojë. Ky është një nga kushtet shtesë që kërkohen për kandidatët për kryetarë të komunave, përveç atyre kushteve që dalin nga neni 30 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Zëdhënësi i KQZ-së,...

Gjeneral Jashari viziton trupat e FSK-së në SHBA

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar trupat e FSK-së në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC) në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay), shkruan Gazeta Sinjali. Gjatë kësaj vizite, Gjeneral Jashari u adresua para pjesëtarëve të...

Sot tentohet për herë të 34 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tentativën e 34-të, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit. Procesi ka ngecur te zgjedhja e Kryeparlamentarit. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse. Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i saj. Në...

Parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbajë sot në vendin tonë, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet njëmbëdhjetë (11) deri katërmbëdhjetë (14) gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet njëzeteshtatë dhe tridhjetë (27-30) gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i...

KQZ: Më 1 korrik nis periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale do të fillojë më 1 korrik 2025. Në njoftimin e lëshuar thuhet se aplikimi për akreditim do të bëhet përmes platformës elektronike, e cila do...

MINT: 1 milion euro mbështetje ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në teknologji dhe komunikim

Në vlerë prej një (1 milion euro), Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka bërë lansimin e skemës së granteve për të marrë Ndërmarrjet Mesmeve dhe të Vogla (NMVM) në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Kjo skemë ka për qëllim mbështetjen e këtyre bizneseve që paraqesin projekte, propozime për...

Prokuroria Speciale: Bislimi u intervistua si dëshmitar, rasti është në fazën fillestare të hetimeve

Prokuroria Speciale është deklaruar pas intervistimit të zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Nga Prokuroria kanë deklaruar për Reporteri.net se Bislimi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Detaje tjera s’janë dhënë, duke u arsyetuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve. “Prokuroria...

Bislimi kritikon Prokurorinë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar Prokurorinë për qasje të pamjaftueshme ndaj përgjegjësive që ka dhe ka konsideruar intervistimin e tij të panevojshëm. Ai ka theksuar se informacionet që ai ka dhënë mund të ishin mbledhur pa pasur nevojë për intervistim. Në një postim në Facebook, Bislimi ka shpjeguar se ishte ftuar...

Maqedonci takohet me Komandantin e KFOR’it

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR’it, Enrico Banduanin, me të cilin ka folur rreth situatës së sigurisë. Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ata kanë folur edhe për pjesëmarrjen e FSK’së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK’së, KFOR’it hde Policisë “Golden Sabre 25”, që thuhet se ka ndikuar...

Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024

Tridhjetë e shtatëmijë e katërqind e pesëdhjetë e një banorë (37, 451) lëshuan vendin gjatë 2024. Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila theksoi se gjatë po të njëjtës periudhë imigruan në Kosovë  mbi 9 mijë banorë. “Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888...

Deklarata e Trump, Cakolli: Nuk do të ketë hapësirë për kalkulime të brendshme

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në  lidhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pasi ky i fundit u zotua të angazhohet sërish në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë tani Kosova nuk mund të jetë as pasive, as e paqartë. Cakolli po ashtu ka deklaruar...

Rohde: BE-ja ishte gati për heqjen e masave, por veprimet e pakoordinuara në veri shtynë shtetet të presin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian mbeten për heqjen e masave për Kosovën, por ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të shmangë veprimet të pakoordinuara në veri. Rohde tha se shtetet evropiane ishin gati për të hequr masat që vitin e kaluar. Sipas...

Katër shpella unike të Kosovës në pulla postare

Posta e Kosovës, lansoi sot emisionin më të ri të pullave postare kushtuar katër prej monumenteve natyrore më të veçanta të vendit: Shpella e Kusarit, Shpella “Gryka e Madhe”, Shpella e Hoxhës dhe Shpella e Demës. Sipas njoftimit, ky emision paraqet një udhëtim vizual të pasur nëpër thesaret nëntokësore të vendit tonë – dëshmi të...

Hargreaves takohet me përfaqësues të OJQ-ve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua me përfaqësues të disa OJQ-ve në vend, për të biseduar mbi demokracinë në Kosovë. Takimi u mbajt në rezidencën e Britanisë së Madhe dhe Hargreaves thotë se është mirënjohës që mësoi nga përvoja dhe ekspertiza e tyre, shkruan IndeksOnline. “E admiroj angazhimin e shoqërisë civile me politikanët...

Bislimi paraqitet në Prokurorinë Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka hyrë në Prokurorinë Speciale, i cili është ftuar për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për fabrikën e mbetjet nën shtazore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë Faton Peci, raporton KosovaPress. Intervistimi i tij ka nisë nga ora 09:30. Ministri në...

Osmani: Kosova e vendosur të çelë kapituj të ri bashkëpunimi me Hungarinë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që t’i hapë kapitujt e ri të bashkëpunimin me Hungarinë. Kështu është shprehur ajo në takimin e realizuar me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér gjatë qëndrimit në Budapest. Ajo tutje ka shprehur gatishmërinë që të ruhen raportet, siç ka thënë, historike midis vendeve....

A i ka vërtet çmimet më të ulëta të derivateve Petrol Company?

Nafta po shtrenjtohet, benzina po ashtu, poooor..në një kohë kur çdo litër kushton më shumë, Petrol Company bën përpjekje të vazhdueshme për të ofruar çmime të përballueshme, duke mos kompromentuar asnjëherë cilësinë që klientët e tyre e njohin dhe e presin nga Petrol Company. Në një epokë ku cilësia e karburantit shpesh bie në plan...

Paralajmërimi për riangazhimin amerikan në dialogun Kosovë-Serbi

Paralajmërimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se do të riangazhohet në dialogun Kosovë – Serbi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Qeverisë së Kosovës i është bërë thirrje që kjo deklaratë të merret seriozisht dhe si “reflektim” për angazhim në formimin e shpejtë të institucioneve. Vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur...

Picula: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, jo projekteve imagjinare të Serbisë

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka theksuar institucionet e Bashkimit Evropian duhet ta kenë një qasje më të qartë ndaj Serbisë, teksa ka kritikuar udhëheqësit e Këshillit dhe Komisionit Evropian për qëndrime të ndryshme. Ai ka theksuar se institucionet evropiane duhet të shohin çfarë po ndodh në Serbi dhe se Serbia e...

FSK në stërvitje të përbashkët me ushtarët amerikanë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen e avancuar ushtarake “JRTC 25-08” që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata po stërviten krah Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas dhe njësive të tjera mbështetëse, me synim përmirësimin e aftësive në një skenar të simuluar të luftës në shkallë...

Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi se rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së do të kalojë përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve që nga viti 2013 dhe se kjo është ritheksuar edhe në marrëveshjen e Ohrit. Sipas tij, themelimi i Asociacionit do...

Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dhjetë (10) deri trembëdhjetë (13) gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet njëzeteshtatë deri në...

OVL-UÇK në Pejë ka shpallur nismën për pastrimin e listave të veteranëve

Peja ka nisur një aksion për pastrimin e listave të veteranëvëe te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E këtë nismë e kanë mbështetur disa nga qytetarët e Gjakovës të intervistuar sot. Ata thonë se edhe në qytetin tonë duhet të fillojnë nisma të kësaj natyre, me qëllim që gjithçka të shkojë sipas meritave. Më poshtë gjeni...

KQZ: Deri më tani asnjë deklarim për koalicion

Më 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Nga 9 qershori ka nisur periudha për deklarim për koalicione dhe mospjesëmarrje në zgjedhje. Kjo periudhë mbaron më 23 qershor. Lidhur me këtë çështje për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani asnjë parti politike nuk ka kërkuar certifikim...

​Kurti reagon pas suksesit të Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut në Botërorin e Xhudos

Kosova ka rrëmbyer dy medalje elitare në Kampionatin Botëror të Xhudos që u zhvillua në Budapest të Hungarisë, raporton KosovaPress. Distria Krasniqi u stolis me medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu rrëmbeu të bronztën, derisa pa medalje mbeti xhudisti Akil Gjakova. Për këtë sukses ka shkruar edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin...

Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari. Ajo në Budapest u prit nga homologu i saj Tamas Sulyok. Shefja e shtetit të Kosovës, atje u prit me nderimet ushtarake. Osmani këtë vizitë e cilësoi në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë. “Faleminderit për pritjen me...

​Haxhiu: Nuk do të ketë pushime verore pa konstituimin e Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas dështimit të 33-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se mosvotimi nga ana e partive tjera politike është veprim i papërgjegjshëm politikisht e juridikisht shkelje e Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se gjithçka zgjidhet nëse partitë politike vendosin të kryejnë “detyrat që i kanë”....

Koci për dështimin e 33-të në Kuvend: Të qeshemi së bashku, faturën po e paguan populli

Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Koci ka thënë se faturën për këto dështime po e paguan populli. “Pasnesër ka me qenë hera e 34-të, e të shtunën – e 35-ta. Cirku i deputetëve vazhdon. Të qeshemi së bashku! Ama mos...

Kosova drejt SEPA-s

Një ndër prioritetet kyçe për Bankën Qendrore të Kosovës mbetet përgatitja për anëtarësim në zonën e vetme të pagesave në Euro-SEPA, anëtarësim i cili pritet të sjellë mbi 55 milionë euro përfitime vjetore për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Kështu tha guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili në takimin e parë me këshillin kombëtar të pagesave....

​Krasniqi: Pozitiv fakti që Trump e përmendi Kosovën pas kaq shumë kohësh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se e sheh pozitivisht faktin që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas kaq shumë kohësh e ka përmendur Kosovën. Krahas kësaj, Krasniqi theksoi se bllokada që po vazhdon si pasojë e kryeneçësisë së Lëvizjes Vetëvendosje është e dëmshme për pozicionin e Kosovës....

Rreth dy mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1943 gjoba në 24 orët e fundit për kundërvajtësit e trafikut. Në raportin e Policisë është bërë e ditur se kanë ndodhur 41 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar. Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, që të shtatë janë dërguar në...

Fatmir Limaj: Kjo që po ndodh është skandaloze

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka quajtur skandaloze situatën aktuale politike në Kosovë, derisa iu bëri thirrje partive që të mblidhen të darkordohen për themelim të institucioneve. Ai ka thënë para mediave të martën se liderët e partive duhet të përmbushin vullnetin e qytetarëve dhe t’i lënë egot e tyre. Limaj foli edhe për...

Albulena Haxhiu: SHBA-ja partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të 33-të të seancës konstituive. Ajo para mediave komentoi deklarimin e presidentit të ShBA-së Donald Trump, se do t’i kthehet çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Haxhiu se në vazhdimësi mirëpritet roli i ShBA-së në raport me Republikën e Kosovës. “Ata janë partnerë strategjik, prandaj roli...

​Murati: Deputetët e opozitës po shkelin obligimin kushtetues

Opozita duhet të reflektojë dhe të përmbushë detyrimin kushtetues për të votuar në seancat parlamentare, ka thënë ministri në detyrë Hekuran Murati. Para vazhdimit të seancës konstituive, Murati akuzoi opozitën se po shkel obligimin kushtetues duke mos marrë pjesë në votim. “Siç e dini interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ka thënë që deputetët në seancën konstituive...

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimosa Kusari-Lila, ka kritikuar deputetët të cilët po bojkotojnë pjesëmarrjen në procesin e votimit brenda Kuvendit. Ajo tha se veprimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me përgjegjësinë që e kanë marrë përmes votës së qytetarëve. “Po e ripërsërisim disa herë që po vijmë për të votuar. Nëse kjo...

Dështimi i 33-të, përsëri nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të përfundojnë konsituimin e organit ligjvënës edhe në përpjekjen e 33-të. Seanca ka vazhduar me pikën e rendit të ditës të përcaktuar nga kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, formimi i komisionit parlamentar për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Për të 25-tën...

11 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën e Mitrovicës

Janë bërë 11 vjet prej se është hequr barrikada mbi kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë. Pengesa e cila ishte vendosur nga strukturat paralele serbe të njohur si “Rojat e urës”, është hequr përfundimisht më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit. Aksioni kishte zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar...

Policia e Kosovës shpall konkurs për 350 pozita të lira për zyrtarë policorë

Policia e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për 350 pozita të lira për zyrtarë policorë. Aplikimi bëhet sipas kushteve të përcaktuara në konkursin zyrtar, transmeton Telegrafi. Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere: a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; b) Të jetë...

Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të filloj një vizitë zyrtare në kryeqytetin hungarez të Budapestit. Në shenjë mirëseardhjeje për të parën e shtetit, njëra nga urat kryesore të qytetit është dekoruar me flamuj të Republikës së Kosovës. Vizitën e fundit në Hungari, Osmani e pati bërë në nëntor të vitit të kaluar./indekeonlne

FSK drejt rritjes së kapaciteteve

Forca e Sigurisë së Kosovës po përgatitet të përforcojë arsenalin teknologjik, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një tender të ri që synon rritjen e efikasitetit dhe gatishmërisë operacionale të trupave. Në kërkesën e fundit për furnizim, ministri në detyrë, Ejup Maqedonci dhe ekipi i tij kanë vënë në fokus pajisje që, ndonëse të thjeshta...

Gërvalla: Serbia konfirmoi se qëndron pas sulmit të Banjskës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia, në vend që të arrestojë dhe ekstradojë Radoiçiqin dhe të gjithë përgjegjësit e tjerë, para disa ditësh arrestoi ish-zyrtarin policor Arbnor Spahiu, teksa udhëtonte drejt Kosovës me familjen e tij, nën pretendimin se kishte qenë i përfshirë në parandalimin e sulmit në...

Sot përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit

Sot për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Deri tani, në seanca që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Kryeministri...

Parashikimi i motit për sot

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, duke sjellë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, sidomos në zonat malore të Rrafshit të Dukagjinit. Vonë në mbrëmje, rrebeshet dhe shkarkesat e rrufesë mund të shtrihen edhe në pjesët e tjera të këtij rajoni, ndërsa rreth mesnatës...

OVL-UÇK në Pejë shpall një nismë për pastrimin e listave të veteranëve “për ta ruajtur dinjitetin”

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë ka shpallur një nismë për “përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së” në këtë komunë. Kjo nismë, u tha se po ndërmerret me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të qytetit, si nevojë “për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën...

Kosova konsumoi më shumë energji në prill 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mujore të “Statistikave të Energjisë” për prillin e vitit 2025, duke treguar rritje të ndjeshme në konsumin e energjisë elektrike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike në prill 2025 arriti në 436.33 GWh, që paraqet një rritje...

Mbahet seancë fillestare në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Gjykimi për këtë rast zhvillohet në mungesë dhe të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre gjatë seancave gjyqësore. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:

Zgjedhjet Lokale 2025 | Nga 28 qershori deri më 29 gusht qytetarët mund të ndryshojnë qendrën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data 28 qershor deri më 29 gusht 2025 do të jetë e hapur periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale. Gjatë kësaj periudhe 64-ditore, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi të shohin se në...

Berjani: Kosova ka çmimet më të lira të derivateve në rajon

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar për rritje të çmimeve të naftës në vend, si pasojë e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.  Megjithatë, sipas tij, çmimet e naftës në Kosovë mbeten më të ulëtat në rajon.  Sipas tij, tregu stabilizohet nëse arrihet marrëveshje për ndalje të tensioneve të...

ASK publikon të dhënat – Këto janë qytetet më të vizituara

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për hotelieri dhe turizëm. Sipas ASK-së në vitin 2024 numri i vizitorëve vendor dhe të huaj ishte 6980 68, prej tyre 39,3% ishin vendorë dhe 60,6% ishin të jashtëm. “Në vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2% në raport me vitin 2023, kurse...

Rritet numri i divorceve në Kosovë

Numri i divorcëve në Kosovë ka shënuar një rritje gjatë muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në muajin prill janë regjistruar 140 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar një rritje prej 14% krahasuar me muajin mars, kur u raportuan 123 raste. Në periudhën janar-prill 2025,...

Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së, të cilin e konsideron të padrejtë dhe dëmtues për bizneset vendore dhe stabilitetin ekonomik të vendit. LBK apelon për unitet institucional dhe paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike për të mbrojtur...

Thaçit i vazhdohet sërish paraburgimi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj  tjerë ndaj Hashim Thaçit në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për krime lufte. Vendimi është marrë më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III....

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës kërkon edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm të vendimit të padrejtë të ZRRE-së. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky vendim dëmton rëndë prodhuesit, fabrikat dhe bizneset vendore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat në...

Kurti pas deklaratës së Trump: SHBA, aleati ynë kryesor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur vetëm nëse Beogradi dorëzon Milan Radoiçiqin dhe angazhohet për zbatimin e marrëveshjes bazike. Kurti tha se mirëpret rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët paraqesin aleatin kryesor të Kosovës. “Unë besoj që normalizimi është i...

Zhvillimet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës edhe në Kosovë

Pas situatës së krijuar në Lindjen e Mesme është rritur çmimi i naftës. Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha se kjo ka ndikuar edhe në Kosovë, duke u rritur çmimet e naftës për 10 centë. “Çmimet e naftës po rriten për shkak te tensioneve në mes te Izraelit dhe Iranit. Kjo...

Konstituimi i Kuvendit, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i LVV-së, bojkotimin e votimit nga deputetët që marrin pjesë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit e ka quajtur sjellje politike të papërgjegjshme dhe njëkohësisht shkelje të Kushtetutës. “Për bindjen time, ardhja në vazhdimin e seancës dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje...

Takimi i SEECP në Tiranë me Shqipërinë si kryesuese

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton sot për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Takimi, i organizuar nga Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP, mbahet me ftesë të Ministrit për Evropë...

Trump zotohet për riangazhim në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

“Unë do ta zgjidhi, sërish.” Kështu u zotua sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim të publikuar në platformën e tij “Truth”, Trump, përmes fjalës “sërish”, rikujtoi angazhimin e tij të mëparshëm gjatë mandatit të parë, kur në shtator të vitit 2020 bashkoi...

Ikja e infermierëve

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, 270 infermierë janë larguar nga Kosova për të punuar jashtë vendit. Sipas Odës së Infermierëve të Kosovës, mesatarisht, mbi 300 infermierë çdo vit e braktisin sistemin shëndetësor të Kosovës, për të gjetur kushte më të mira pune, paga më të larta dhe siguri profesionale në vendet...

Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimit të ZRRE-së

Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dalë në treg të hapur të energjisë elektrike. Kësisoj të njëjtat pritet që për këtë muaj të paguajnë të shumëfishtë energjinë. E për këtë, për herë të dytë të mërkurën mbi 1300 biznese dolën në protestë për të kundërshtuar vendimin...

Refuzohet sërish lirimi i ish-krerëve UÇK-së

Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u është vazhduar masa e paraburgimit për nga dy muaj. Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë vjen kinse rreth shqetësimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët. Trupi Gjykues i...

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.  Sipas njoftimit, reshje të izoluara janë të mundshme të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike. Ndërsa sot, pritet mot me diell dhe...

Marrëveshjet për migrantët

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë të bëjnë me migrantët që nuk i duan brenda kufijve të vet? Së fundi, Kosova është pajtuar të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa ka...

Deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e 32-të

As sot nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar kështu tentimin e 32-të të pasuksesshëm për krijimin e institucioneve të reja, shkruan Gazeta Sinjali. Edhe kjo seancë vazhdon të mbetet e papërfunduar, pasi mungesa e kuorumit për formimin e Komisionit për zhvillimin e votimit të fshehtë ka pamundësuar votimin për zgjedhjen e...