Takimi me Fatmir Limajn, flet Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar si “shumë miqësor” takimin e së mërkurës me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Abdixhiku foli shkurt pas përfundimit të përpjekjes së 34-t për konstituimin e Kuvendit.

“Takim shumë miqësor me Limajn. Asgjë më tepër se kaq”, ka thënë Abdixhiku.

Për takimi, foli më herët edhe Limaj. Konfirmoi se me Abdixhikun kanë “në shumë drejtime një këndvështrim”. /Koha.net/

Read Previous

Ambasadori italian takohet me kryetarin e Kushtetueses

Read Next

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për reforma reale dhe luftë kundër korrupsionit