Vendet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca

(FILES) A file photo taken on February 6, 2021 shows a box containing vials of the AstraZeneca Covid-19 vaccine at the Foch hospital in Suresnes, on the start of a vaccination campaign for health workers with the AstraZeneca/Oxford vaccine. – The World Health Organization gave emergency use approval to AstraZeneca’s Covid-19 vaccines on February 15, 2021, allowing distribution to some of the world’s poorest countries to begin. “The WHO today listed two versions of the AstraZeneca-Oxford Covid-19 vaccine for emergency use, giving the green light for these vaccines to be rolled out globally through Covax,” a WHO statement said, referring to the programme aimed at equitable distribution of inoculations. (Photo by Alain JOCARD / AFP)

Një numër i konsiderueshëm i vendeve, kryesisht në Evropë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca për frikën se vaksina mund të ketë shkaktuar që disa marrës të zhvillojnë mpiksje gjaku.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Suedia dhe Letonia të martën u bënë vendet e fundit që ndaluan shpërndarjen, pas lëvizjeve nga Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda, ndër të tjera.

Në këtë drejtim, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) takohet të martën për të rishikuar të dhënat e disponueshme të sigurisë për vaksinën, megjithëse ka shprehur vazhdimisht besim në sigurinë e saj në ditët e fundit.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se deri më tani nuk kishte prova të një lidhjeje.

Më shumë se 17 milionë njerëz kanë marrë vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian deri më tani, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha të dielën AstraZeneca.

Ndërsa Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i ilaçeve në Evropë, do të takohet të enjten për të diskutuar informacionin e mbledhur për të vendosur nëse vaksina kontribuoi në zhvillimet tromboembolike.

Ndërsa hetimi i tij është duke vazhduar, EMA mbetet e mendimit se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore të mundshme.

Por “garancitë” duket se kanë bërë pak për të qetësuar dyshimet dhe këto janë vendet që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës deri më sot: Suedia, Letonia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Luksemburgu, Qipro, Portugalia, Sllovenia, Indonezia, Holanda, Irlanda, Bullgaria, Republika Demokratike e Kongos, Tajlanda, Rumania, Islanda, Danimarka, Norvegjia, si dhe Austria. /Telegrafi

Read Previous

Nga nesër nuk do të ketë transport ndërurban të udhëtarëve në Gjakovë

Read Next

OJQ QIKA: Gratë vriten, shteti hesht