Vëllaznimi fiton ndaj Prishtinës, barazon serinë çerekfinale

Skuadra e Vëllaznimit e ka barazuar serinë çerekfinale përballë Sigal Prishtinës të martën mbrëma në Gjakovë.

Vëllaznimi mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë 66:65. Derisa tash gjysmëfinalisti i dytë vendoset në ndeshjen e tretë e cila do të zhvillohet në Prishtinë.

Çereku i parë i përfundoi 25:18 në të mirë të Prishtinës, ndërsa i dyti u mbyllë 20:18 për Vëllaznimin. Skuadra gjakovare e fitoi edhe çerekun e tretë 17:11, ndërsa në çerekun e katërt të dyja skuadrat shënuan nga 11 pikë. Por fitues në fund doli Vëllaznimi.

Jordan Dallas udhëhoqi Vëllaznimin me 19 pikë e dhjetë kërcime, derisa nga 15 pikë i shënuan edhe Myreon Jones dhe Ardit Pepaj. Jones i pati edhe pesë kërcime e shtatë asistime, kurse Pepaj tri kërcime.

Ndërkohë për Prishtinën më efikasi ishte Donte Clark me 21 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime. 13 pikë, shtatë kërcime e tri asistime i pati Malcolm Armstead.

Fituesi i ndeshjes së tretë do të takohet me Trepçën në gjysmëfinale të plejofit.

Prishtina të premten në Qipro e luan ndeshjen gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Përballë do ta ketë Lovqenin e Malit të Zi. Në gjysmëfinalen tjetër takohen AEL-i qipriot dhe Peja. /asistionline/

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Read Previous

Hasi: Synojmë të përmirësojmë kushtet për vizitorë

Read Next

​“Luftëtari më i mirë”, Agron Bojku ndër më të mirët në garën e IOWA