​“Luftëtari më i mirë”, Agron Bojku ndër më të mirët në garën e IOWA

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukseset e saja të mëdha dhe të rëndësishme drejt transformimit në ushtri.

Pjesëtari i FSK-së Agron Bojku nga Vushtrria është shpallur ndër më të mirët në garën ushtarake “Luftëtari më i mirë” në IOWA të SHBA-së.

Gara “Luftëtari më i mirë” mbahet në Kampin Dodge, ku ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.

Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, po garojnë në IOWA për herë të parë në shtatë vjet.  /KosovaPress/

Read Previous

Vëllaznimi fiton ndaj Prishtinës, barazon serinë çerekfinale

Read Next

Eklipsi tjetër i plotë diellor do të ndodhë më 12 gusht 2026