Vedat Muriqi drejt transferimit në Premier Ligën angleze

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me Mallorcan.

Sulmuesi nga Kosova ka shpërthyer me fanellën e Mallorcas, ku në 12 ndeshje në La Liga ka shënuar tetë gola e ka asistuar në një tjetër.

Falë paraqitjeve fantastike në Spanjë, Muriqi ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura, ku më konkrete po duket Aston Villa.

Skuadra angleze është në kërkim të një sulmuesi që shënon vazhdimisht dhe ka piketuar Muriqin si zgjidhjen e problemeve në repartin ofensivë.

Mediumi spanjoll ‘Okdiario’ ka raportuar se Aston Villa po kërkon transferimin e Muriqit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Madje sipas mediumit në fjalë, skuadra angleze është e gatshme ta paguajë klauzolën e prizrenasit te Mallorca prej 40 milionë eurove.

28-vjeçari është lojtari kryesor i Mallorcas dhe vështirë se klubi spanjoll dëshiron largimin e tij.

Madje edhe vet reprezentuesi kosovar javë më parë deklaroi se ëndërron të bëhet një legjendë e Mallorcas dhe pse jo ta mbyll edhe karrierën në klubin spanjoll. /Telegrafi/

Read Previous

Studimi: Ri-infektimi me COVID rrit rrezikun e vdekjes dhe problemeve shëndetësore

Read Next

Kush është favorit për ta fituar Botërorin, ky është parashikimi i Goal.com