Vedat Muriqi dëshiron të kthehet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Sassuolo Calcio at Stadio Olimpico, Rome, Italy on 24 January 2021. PUBLICATIONxNOTxINxUK Copyright: xGiuseppexMaffiax 28160095

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mund të kthehet të luaj sërish në Fenerbahçe. Gazeta turke “Sabah” ka zbuluar një bisedë telefonime në mes drejtorit sportiv të Fenerbahçes Emre Belozoglu dhe Muriqit.

Siç raportohet, Muriqi i ka thënë Belozoglut se është gati të kthehet te Fenerbahçe.

“Unë nuk mund të gjeja ambientin që doja. Nuk ka kuptim të këmbëngulësh më shumë. Nëse dëshiron të më shohësh përsëri, unë jam gati”, raportohet t’i ketë thënë Muriqi drejtorit sportiv Belozoglu.

“Sabah” po ashtu bën të ditur të hënën se Fenerbahçe mund ta marrë Muriqin në formë huazimi dhe më pas ta blej kartonin e tij./eo/

Read Previous

Borussia Dortmund kërkon 100 milionë euro për Jadon Sanchon

Read Next

Një qytetar i Gjakovës sulmohet nga qentë endacak