Vdes një ish-ushtar i UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, Afrim Aliaj, vëllau i dëshmorit, Beslim Alijaj, nga Dujaka e Gjakovës, ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se i ndjeri ishte luftëtar i dalluar i Brigadës 131.

“Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist ‘Shkëlzen Haradinaj’. Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Pusho në paqe Afrim!”, shkroi ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Read Previous

​Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj Visar Duriqit

Read Next

​Ministria e Infrastrukturës financon disa projekte infrastrukturore në Gjakovë