Vazhdon verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat

Kohët e fundit kanë qarkulluar informata se shumë persona që nuk janë rezident në Republikën e Kosovës kanë marrë shtesa për fëmijë, prandaj Ministria e Financave, ka filluar proces verifikues për prindërit që përfitojnë nga shtesa për fëmijë.

Në njoftimin nga ky institucion thuhet se ky verifikim shtesë kërkohet për të vërtetuar që përfituesit jetojnë në Kosovë. Përgjegjësia për administrimin e dokumenteve të nevojshme u është bartur Qendrave për Punë Sociale.

E nga ky insititucion thonë se Ministria në fjalë do t’i njoftoj me anë të emailit ose një mesazhi në numrin e telefonit gjithë ata që janë përfitues, athërë ata duhet të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale për të plotësuar formularin e nevojshëm.

Read Previous

Rrugica e lënë pas dore që nga vitet e 80-ta, banorët kërkojnë zgjidhje

Read Next

Drejtoria e Bujqësisë subvencionon bujqit me pajisje bujqësore