Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Për rreth 40 vjet banorët e rrugës “Tom Gjoka” në Gjakovë janë duke pritur rregullimin e një rrugice e cila atyre iu shkakton vështirësi në qarkullim. Disa prej banorëve thonë se edhe pse kanë kontribuar vet për ndërtimin e saj, ajo kurrë nuk është përfunduar dhe gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë që nga vitet e 80-ta. Ata kanë bërë disa herë kërkesa te autoritetet lokale por asgjë nuk është ndërmarrë.