Vazhdon rritja e çmimeve të produkteve: Orizi, qumështi dhe kafja shtrenjtohen sërish

Edhe këto ditë po vazhdon të ketë luhatje të çmimeve të produkteve bazë.

Sipas tabelës së ASK-së, shihet se gjatë këtyre ditëve ka pasur rritje të çmimit të orizit, kafes dhe qumështit e ajkës.

Para dy ditësh çmimi i orizit ishte 1 euro e 24 centë, ndërsa sipas ASK-së, dje ai është tregtuar për 1 euro e 33 centë.

Në këtë listë të rritjes është ngritur edhe çmimi i qumështit nga 1 euro e 19 centë, në 1 euro e 24 centë.

Tutje, edhe çmimi i ajkës është bërë 1 euro e 55 centë, nga 1 euro e 49 centë sa ishte para dy ditësh.

Po ashtu çmimi i kafes po vazhdon të rritet çdo ditë. Nga 6 euro e 21 centë sa ishte ditë më herët, është rritur në 6 euro e 53 centë. Pra, një rritje për 32 centë për një ditë.

Edhe çmimi i detergjentit për enë është rritur në 2 euro e 31 centë nga 2 euro e 14 centë.

Kujtojmë se, trendi i rritje se çmimeve për disa produkte ka vazhduar edhe në vitin 2023. Shtrenjtimi është vërejtur më shumë në produktet bazike. Rritjen e çmimeve e ka dëshmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës. Gazeta Nacionale ka raportuar para tre ditësh për një rritje tjetër të çmimeve. Qytetarët janë shprehur të shqetësuar me çmimet, ndërsa ekonomistët i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndërhyn.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Nënoficerët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë stërviten së bashku

Read Next

Dënohen dy kosovarë në Zvicër, inskenuan 20 aksidente për përfitime materiale