Varroset Leunora Gjota Kolmekshaj e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Dy djemtë që i mbijetuan tragjedisë në Sllavonski Brod të Kroacisë po prisnin njerëz të shumtë që kishin ardhur, për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tyre, Leonora Gjota Kolmekshaj, e cila fatkeqsisht humbi jetën në aksidentin e kobshëm të së dielës. Për të shprehur ngushëllime për të ndjerën i pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ai tha se këto ditë kanë qenë të vështira për komunën e Gjakovës e mbi të gjitha për familjarët që duhet të qëndrojnë të fortë.

Një grua e mrekullueshme e humbje e madhe për familjen  thanë familjarët të cilët gjejnë ngushëllim tek dy djemtë që la pas Leonora.

Në këtë ditë të rëndë për familjen Kolmekshaj shumë bashkëqytetarë u panë në rend teksa shprehnin ngushëllimet e tyre për këtë humbje. E ndjera la pas vetes bashkëshortin dhe dy fëmijët. Trupi i saj  tashmë do të pushojë i qetë në varrezat e fshatit Lipovec të komunës së Gjakovës.

https://www.youtube.com/watch?v=WKlrz-RsKL8

Read Previous

15-vjeçaren e kishin dhunuar tre meshkuj në Gjakovë, dhunuesve iu zbut dënimi në 8 muaj

Read Next

​I jepet lamtumira e fundit Kujtim Kastratit