Varhelyi: BE-ja po bën një hap të madh angazhimi drejt Ballkanit Perëndimor

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi pas hapjes zyrtare të negociatave me Shqipërinë se ky është një hap i madh drejt një angazhimi të mëparshëm.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtari evropian, përmes një statusi në median sociale “Twitter”.

“Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, theksoi fillimisht Varhelyi.

Më 14 korrik, komisioneri evropian nënvizoi se Shqipëria është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Kjo, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bypass-in e Vlorës.

Ai i parapriu faktit se javën e ardhshme do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, e cila i ka kryer të gjitha detyrat e saj.

“Më lejoni të inkurajoj Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit. Ajo është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Jam shpresëplotë që në ditët në vijim do të kemi lajme të mira”, do të shprehej Varhelyi. /Albanianpost.com

Read Previous

Del në ankand ora e Hitlerit e vjedhur nga ushtari francez, vlen miliona dollarë

Read Next

​Mbi 73 % e eksporteve shqiptare drejt BE-së