Vala e të nxehtit arrin Ballkanin, Kosova shpëton nga kulmi ekstrem por temperaturat mbeten të larta

Që të mërkurën, bërthama e ajrit më të nxehtë do të lëvizë në lindje të Evropës, duke e përhapur nxehtësinë në zonën e Ballkanit. Në pjesën veriore të gadishullit ballkanik, temperaturat mund të arrijnë 42 gradë. Kosova nuk do të preket direkt.

Një kupolë e fuqishme nxehtësie po përhapet drejt Evropës Lindore këto ditë dhe po prek Ballkanin, duke sjellë një valë të nxehtësisë ekstreme me temperatura ditore që do të kalojnë mbi 40 gradë në shumë vende.

Temperaturat më të larta priten në ultësirat e Italisë veriore dhe në Rrafshin Panonian, ku meteorologët parashikojnë vlera midis 40 dhe madje 43 gradë.

Nxehtësia afrikane mund të zgjas me ditë ose javë dhe shpesh sjell temperatura rekorde. Në këtë vetë, kemi të bëjmë me një fenomen afatgjatë që ka ndodhur që nga mesi i korrikut, dhe tani bërthama e saj po lëviz gradualisht drejt lindjes.

Të martën, temperaturat më të larta u regjistruan në Gjermani, Republikën Çeke, Austri, Hungari dhe një pjesë të Sllovakisë. Tashmë të mërkurën, bërthama e ajrit më të ngrohtë lëviz më tej drejt lindjes, kështu që nxehtësia përhapet në Kroaci, Serbi dhe Rumani.

Në lindje të Kroacisë, temperaturat mund të arrijnë deri në 42 gradë. E enjtja shpallet si dita më e nxehtë për veriun e Ballkanit dhe Evropën lindore. Nxehtësia vazhdon të premten, duke u përhapur më tej drejt jugperëndimit të Ballkanit, duke përfshirë Bullgarinë dhe Greqinë, shkruan Severe Weather Europe.

Kosova, sipas hartave të parashikimit të motit të publikuara nga Severe Weather Europe, nuk do të mbulohet nga kupola e fuqishme e nxehtësisë ekstreme, por temperaturat në vendin tonë do të jenë të larta deri në 36 gradë celcius.

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës, një rast dhunë në familje

Read Next

Marc-Andre Ter Stegen zyrtarizohet te klubi i ri