Universiteti i Gjakovës nikoqir i Konferencës së XI-të Euroaziatike

Në mënyrë virtuale Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” së bashku me Shoqatën e universiteteve euroaziatike organizuan Konferencën shkencore për Gjuhën dhe Shkencat Sociale. Hapjen e saj e bëri rektori Artan Nimani i cili mes tjerash theksoi se është nder dhe privilegj për Universitetin të jetë nikoqir i kësaj ngjarje të rëndësishme.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e studiuesve, si dhe ofrimin e një game të gjerë prezantimesh kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë.

Në anën tjetër Ministri i Zhvillimit Rajonal Enis Kervan tha se Universiteti i Gjakovës dhe profesorët në përgjithësi po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht në 20 shtete të botës, shumica prej tyre që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Kjo ishte konferenca e Xl-të me radhë akademike ndërkombëtare që pati për qëllim ekspozimin e kërkimeve ndaj tendencave, zhvillimeve dhe sfidave më të fundit në fushën e shkencave shoqërore, duke përfshirë organizata ndërkombëtare nga pjesë të ndryshme të botës.

Read Previous

Fillon testimi PCR për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme

Read Next

​Të hyrat e Doganës gjatë janarit shënuan rritje 9 për qind