Ukraina shpreson për hapjen e një korridori humanitar në Mariupol

Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se ditën e sotme është planifikuar hapja e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve, sipas CNN.

“Evakuimi i banorëve të Mariupolit për në Zaporizhzhia pritet të fillojë nga qendra tregtare ‘Port City’”. Nisja është planifikuar në orën 12:00 në itinerarin: Mariupol-Manhush-Berdiansk-Tokmak-Orikhiv-Zaporizhzhia.”

Andriushchenko tha se civilët mund të largohen me mjetet e tyre private por vetëm gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të mund të hipin në autobus. Gjithashtu lajmin e bëri të ditur edhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cila shprehu mundësinë për hapjen e një korridori humanitar nga Mariupol.

Zyrtarët thanë se 100,000 civilë janë ende të bllokuar në Mariupol.  Udhëheqësit ukrainas i kanë bërë thirrje palës ruse që të garantojë kalimin e  sigurt të civilëve, për shkak të disa përpjekjeve të dështuara për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

/abcnews.al

Read Previous

Levits pas vizitës në Kosovë: Ndajmë një të ardhme të përbashkët në Evropë

Read Next

Të shtëna me armë në SHBA, raportohet për 3 të plagosur