Organi më i lartë drejtues i futbollit evropian, UEFA ka publikuar renditjen më të fundit të ligave dhe klubeve më të mira për sezonin aktual 2022-23.
Renditja e datës 17 shkurt ka në krye të saj, përsa i përketë ligave, Anglinë, e cila përfaqësohet në Evropë me shtatë nga shtatë klubet e kualifikuara në fillim të sezonit.
Në vendin e dytë qëndron Gjermania me shtatë nga tetë klubet që ishin pjesëmarrëse në garat evropiane.
Kujtojmë që Gjermania ishte liga e vetme e përfaqësuar me tetë ekipe ne kupat e Evropës këtë sezon për shkak se Eintracht Frankfurt që fitoi Europa League një sezon më parë përfundoi i 11-ti në Bundesliga në 2021-22.
Në vendin e tretë gjendet Italia, e cila ashtu si Anglia ka ende shtatë nga shtatë skuadrat e saj në garë në kupat e Evropës.
Spanja qëndron në vendin e katërt me gjashtë skuadra në garë nga shtatë që ishin në total. Kujtojmë eliminimin e Atletico Madrid në grupet e Champions League.
Në vendin e katërt qëndron Franca, e cila krenohet me pesë ekipe aktive nga gjashtë.
Megjithatë, përsa i përketë renditjes së përgjithshme të pesë ligave më të forta në Evropë, ajo nuk ndryshon. Anglia qëndron e para me një diferencë të theksuar nge vendi i dytë. Pas tyre vjen Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca.
Klubet me performancën më të mirë në Evropë në sezonin aktual janë Bayern Munich, Benfica, Napoli, Liverpool dhe PSG.
Ndërsa, ato me performancën e përgjithshme më të mirë janë: Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe PSG.
Shqipëria dhe Kosova
Kosova qëndron më lartë se Shqipëria në renditjen e ligave evropiane të futbollit në sezonin aktual, pavarësisht se të dyja përfaqësohen nga katër skuadra në kupat e Evropës.
Me renditjen e fundit, Kosova qëndron në vendin e 32, duke lënë pas Greqinë, Maqedoninë e Veriut, apo dhe Slloveninë.
Shqipëria gjendet në vendin e 50 nga 54 liga që jane pjesë e UEFA-s. Më keq se Superiorja janë vetëm Gjibraltari, San Marino, Andorra dhe Bjellorusia.
E keqja e renditjes së Shqipërisë qëndron te fakti se mund të humbas një vend për në kupat e Evropës. Aktualisht nga Superiorja dhe Kupa e Shqipërisë kualifikohen gjithsej katër skuadra, por rrezikohet që numri të ulet në tre nëse ecet me këtë ritëm.
Përsa i përketë renditjes së përgjithshme të UEFA-s për ligat, Kosova mban vendin e 33-të, ndërsa Shqiperia atë të 49-të.
Në renditjen e klubeve të Shqipërisë në sezonin aktual të UEFA-s, Laçi qëndron në krye, duke arritur vendin e 174 në Evropë. Pas tij vjen Partizani (254), Teuta (280), Kukësi (282) dhe Tirana (298).
Nga skuadrat e Kosovës, renditjen më të mirë e ka Drita, që qëndron në vendin e 199 në Evropë. Pas tyre vijnë Prishtina (305), Ballkani (334), Llapi (370) dhe Gjilani (371).
Megjithatë, vlen të theksohet se Ballkani ishte skuadra e vetme shqiptare që arriti në grupet e një kompeticioni të UEFA-s si Conference League. Për këtë arritje, ata janë skuadra që kanë marrë më shumë pikë në sezonin aktual, 3 mijë. /Albanianpost.com