UEFA cakton datën e finales mes Italisë dhe Argjentinës

Njëzet e nëntë vite pas finales së fundit, qeveria e futbollit europian në bashkëpunim me qeverinë e futbollit amerikan, vendosën që të rikthejnë një finale mes dy kampionëve nga dy kontinentet.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, UEFA caktoi orarin për finalen mes kampionit të Europës, Italisë, dhe atij të Kupës së Amerikës, Argjentinës me superndeshjen që do të zhvillohet më 1 qershor të këtij viti.

Kjo përballje do të luhet në Wembly në orën 20:45 dhe pritet të jenë rreth 85 mijë të pranishëm.

Kujtojmë se Kombëtarja e Italisë doli kampione në “Euro 2020”, duke mundur Anglinë me penallti, kurse Argjentina ngriti lart trofeun e “Kupës së Amerikës”, pasi mposhti 1-0 Brazilin në finale./a2news.com/

Read Previous

Ukraina: 121 fëmijë kanë humbur jetën në 28 ditë luftë

Read Next

Dikur nën urdhrat e tij, “Bimi” i UÇK-së dëshmitar në Speciale në rastin e Salih Mustafës