U qëllua nga makina, publikohet momenti i vrasjes së 41-vjeçarit

Ky është momenti i ekzekutimit të Erjon Javorit mesditën e së enjtes në lagjen “16 Prilli” në Fier, disa metra larg banesës së tij.

Në makinën “Mercedez Benz” lëvizte autori i dyshuar Agim Gashi, i cili afrohet automjetit me të cilin po lëvizte Erjon Javori. 41-vjeçari hap xhamin e makinës dhe pikërisht në këtë moment në ecje e sipër është kryer edhe ekzekutimi me armë zjarri.

Pas kryerjes së këtij atentati, Gashi u largua me shpejtësi dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Identifikimi i tij nga policia u bë përmes kamerave të sigurisë në zonë, pasi lagjia e njohur, si “Backallinjve” ku ndodhi vrasja e 41-vjeçarit është e mirëmonitoruar.

Policia dhe Prokuroria e Fierit dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Burime pranë grupit hetimor pohojnë se bëhet fjalë për një konflikt të krijuar pas një krushqie të prishur. Por pavarësisht këtyre dyshimeve policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në foto: Automjeti me të cilin lëvizte viktima, Elton alias Erjon Javori

Read Previous

Për cilat vepra penale po kërkohet Milan Radoiçiq nga INTERPOL-i

Read Next

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të energjisë nesër në Gjakovë