U kap duke transportuar 13 emigrantë, pranga 44-vjeçarit dhe dy bashkëpunëtorëve në Korçë

Tre persona janë vënë në pranga në Korçë në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight”.

44-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.B, u kap duke transportuar me furgonin tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, R. H. dhe O. B., të cilët me një automjet tip “Benz”, me drejtues 22-vjeçarin dhe pasagjer 28-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Korçës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

/Telegrafi/

Read Previous

Botërori “Katar 2022” – Ndeshje interesante sot, spikat ajo mes Belgjikës e Kanadasë

Read Next

Borrell i kthehet temës së dialogut Kosovë-Serbi: Nuk jemi arbitër, por shumë më tepër se kaq