Botërori “Katar 2022” – Ndeshje interesante sot, spikat ajo mes Belgjikës e Kanadasë

Xhiro e parë e fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” do të vazhdojë edhe sot me disa ndeshje tejet interesante, ndër to edhe përballja mes Belgjikës e Kanadasë.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm fillon nga ora 11:00, ku në stadiumin “Al Bayt” përballen Maroku dhe Kroacia.

Ndërkaq, me fillim nga ora 14:00 në stadiumin “Khalifa International” do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Gjermanisë dhe Japonisë.

Po ashtu, ndeshje sot zhvillojnë edhe Spanja e Belgjika, ku spanjollët luajnë kundër Kosta Rikës, kurse Kanadaja zhvillon ndeshje me Belgjikën.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në kuadër të Botërorit “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

11:00 Maroku – Kroacia (Stadiumi Al Bayt)

14:00 Gjermania – Japonia (Stadiumi Khalifa International)

17:00 Spanja – Kosta Rika (Stadiumi Al Thumama)

20:00 Belgjika – Kanadaja (Stadiumi Ahmad bin Ali)

Read Previous

​Kurti sot flet për buxhetin e vitit 2023 para qytetarëve të Mitrovicës

Read Next

U kap duke transportuar 13 emigrantë, pranga 44-vjeçarit dhe dy bashkëpunëtorëve në Korçë