U citua të ketë thënë se “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”, reagon Klitschko

(Photo by GENYA SAVILOV/AFP via Getty Images)

Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën dhe shqiptarët. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në ‘Instagram’.

“Disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, kanë shpërndarë një ‘deklaratë’ timen rreth Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk e kam thënë unë”, shkroi ai.

Një medium shqip me seli në Zvicër i quajtur “Le Canton 27”, ka publikuar një deklaratë të cilën pretendon se e ka thënë Vitaly Klitchko, e që ndërlidhet me çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe çlirimin e Ukrainës nga Rusia.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjell një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarakë që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupojë vendin tonë, Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishit dikur të okupuar nga Serbia…”, ishte deklarata e Klitchko e publikuar nga Le Canton 27.ch.

Read Previous

​Mbi 1700 pacientë në pritje për ndërhyrje në vena në Kirurgjinë Vaskulare

Read Next

Humbi familjen shkaku i luftës në Ukrainë, 6 vjeçari i shkruan një letër Boris Johnson