Turqi: Dy motra, 13 dhe 15-vjeçe, nxirren të gjalla nga rrënojat 101 orë pas tërmetit

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaras 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15-vjeçe, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13-vjeç, u shpëtua dy orë më vonë, raporton CNN.

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën rrënojat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo tha se e kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.

/KlanKosova/

Read Previous

​Raportohen tri raste të falsifikimit me dokumente brenda 24 orëve

Read Next

Paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në Evropë, thellohet diferenca me rajonin