Ka filluar licencimi i bizneseve të kriptovalutave, kërkohet ndryshime në ligj
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se javën e ardhshme do të godasë urat dhe centralet elektrike të Iranit nëse vendi nuk rikthehet në bisedime.
Komentet, të bëra në një intervistë për Fox News, u transmetuan ndërsa të dy vendet shkëmbyen sulme për të katërtën ditë radhazi.
Trump më herët tërhoqi një kërcënim për vendosjen e një tarife prej 20% mbi të gjitha ngarkesat që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, por rifilloi bllokadën ndaj porteve iraniane.
“Javën e ardhshme gjërat do të bëhen shumë keq për ta,” tha Trump. “Do t’u shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike. Do t’u shkatërrojmë të gjitha urat, nëse nuk ulen në tryezë dhe nuk negociojnë, raporton BBC.
Të dhënat e transportit detar tregojnë se trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit është ngadalësuar ndjeshëm.
Që në prill, Trump kishte kërcënuar se do të bombardonte infrastrukturën civile në Iran, përfshirë urat dhe centralet elektrike.
Konventat e Gjenevës të vitit 1949 mbi të drejtën humanitare në luftë ndalojnë sulmet ndaj objekteve që konsiderohen jetike për popullsinë civile.
“Objektivat energjetike do t’i lëmë për në fund, por në fund do të godasim edhe objektivat energjetike,” tha Trump në një intervistë për emisionin Special Report with Bret Baier, të transmetuar të martën në mbrëmje.
Ai tha se negociatorët amerikanë u kishin përcjellë homologëve iranianë të martën në mbrëmje se “më mirë të arrijnë një marrëveshje, përndryshe nuk do t’u mbetet asgjë”.
Përshkallëzimi i retorikës vjen pasi Trump deklaroi se tarifa 20% që kishte kërcënuar të vendoste në Ngushticën e Hormuzit do të zëvendësohej me marrëveshje “masive” tregtare dhe investimesh me shtetet e Gjirit. Njoftimi i tij erdhi vetëm pak orë përpara se SHBA të rifillonte bllokadën ndaj porteve iraniane.
Rifillimi i sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit shkaktoi një rritje të fortë të çmimeve të naftës, ndërsa trafiku i cisternave përmes ngushticës pothuajse është ndalur.
Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi të martën në mbrëmje se forcat e saj “filluan një raund shtesë sulmesh kundër Iranit për të vazhduar dobësimin e kapaciteteve iraniane të përdorura për të sulmuar transportin tregtar” në këtë rrugë ujore strategjike./Reporteri.net/