UFC 333 sjell trilogjinë Yan–Dvalishvili dhe sfidën e madhe për Volkanovskin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar se kishte menduar ta riemërtonte Oqeanin Atlantik në “Oqeani i Trumpit”, por se ishte këshilluar të hiqte dorë nga kjo ide nga drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai.
Trump foli për këtë propozim gjatë një tubimi në Clemson, në Karolinën e Jugut, ku tregoi se kishte diskutuar me drejtuesin e kompanisë teknologjike për mundësinë e ndryshimit të emrit të oqeanit.
Sipas presidentit amerikan, Pichai, të cilin e cilësoi si një “njeri brilant”, i kishte shpjeguar se oqeanet dallojnë nga gjiret dhe liqenet, pasi shtrihen përgjatë territoreve të shumë shteteve.
Trump tha se, pas kësaj bisede, kishte vendosur të mos e vazhdonte më tej propozimin.
“Prandaj ndoshta do të heq dorë. Mendoj se është më mirë të mbetet Oqeani Atlantik”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan e kishte përmendur edhe më herët mundësinë e riemërtimit të oqeanit, duke propozuar emrat “Oqeani i Trumpit” ose “Oqeani i Amerikës”.
Kjo ide vjen pas vendimit të administratës së tij për ta ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, ndryshim që Google Maps e pasqyroi për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, ndryshimi i emërtimeve gjeografike në nivel kombëtar nuk nënkupton se ato pranohen automatikisht nga shtetet e tjera. Emrat e oqeaneve, të cilët përdoren ndërkombëtarisht, nuk mund të ndryshohen vetëm me vendim të presidentit amerikan.