Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që trazirat e ndodhura në Francë të përsëriten në territorin amerikan.
Gjatë një fjalimi në Karolinën e Jugut, Trump kritikoi personat që, sipas tij, shkaktuan trazira në Francë, duke pretenduar se të njëjtat veprime do të donin t’i shihnin edhe në SHBA.
“Është gjithmonë e njëjta histori – por pikërisht këtë do të donin ata të ndodhte edhe në vendin tonë”, deklaroi Trump.
Ai gjithashtu iu referua protestuesve me tone të ashpra, duke i cilësuar si “idiotë” dhe duke kritikuar thirrjet e tyre për protesta dhe trazira.
“Ne nuk do të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë në vendin tonë”, shtoi presidenti amerikan, duke përsëritur qëndrimin e tij kundër përhapjes së trazirave në SHBA. /tvsyrivision/