GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë pasur një përplasje në një bisedë të fundit lidhur me mënyrën e veprimit ndaj Iranit, raportuan sot “Axios” dhe “Wall Street Journal” – duke iu referuar burimeve të paidentifikuara.
Sipas raportimeve, mosmarrëveshja është përqendruar në qasjet e ndryshme ndaj një propozimi të rishikuar që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin.
Një burim i cituar nga “Axios” tha se Netanyahu ka qenë “thellësisht i irrituar” pas telefonatës së së martës, duke shtuar se ishte “shumë i tensionuar” pas bisedës.
Sipas të njëjtave raportime, Katari dhe Pakistani, së bashku me partnerë të tjerë, kanë paraqitur një propozim të përditësuar për paqe, me synimin për të afruar qëndrimet mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Trump është cituar të ketë thënë se “Netanyahu do të bëjë gjithçka që unë dua që ai të bëjë”.
Pas tensioneve dhe kërcënimeve në rritje ndaj Iranit në javët e fundit, Trump ka deklaruar se do të nxisë një sulm të ri ushtarak, pasi po zhvillohen negociata serioze, duke e cilësuar këtë zhvillim si pozitiv.
Nga ana tjetër, Netanyahu mbetet skeptik ndaj negociatave dhe kërkon rifillimin e luftës të nisur në fund të shkurtit, me synimin për të dobësuar më tej kapacitetet ushtarake të Iranit, thuhet në raporte. /ATSH-DPA/