Tre destinacione unike për të përjetuar magjinë e festave të fundvitit

Udhëtimet shpeshherë janë mënyra më e mirë për të shijuar magjinë e festave. Ndër destinacionet të përzgjedhura si më magjepsëse dhe më klasike për të kaluar Krishtlindjet dhe festat e fundvitit është Vjena.

Nëse Krishtlindjet do të kishin ‘kryeqytet’ padyshim që do të ishte Vjena. E njohur për arkitekturën e ndërtesave të saj, por edhe për tregje ku gjejmë stoli unike të punuara me dorë, ushqime të shijshme, që ia vlen t’i zbulosh. Një arratisje në sfondin e atmosferës madhështore të Vjenës në këtë dhjetor është mënyra më e mirë për të shijuar festat.

Një tjetër udhëtim unik është në Disneylandin magjik të Parisit.

Parisi padyshim është një nga destinacionet më të njohura për Krishtlindje, përfshirë këtu edhe Londrën dhe New York.

Pavarësisht stinës së ftohtë, askush nuk mund t’i rezistojë ‘qytetit të Dritave.’ Një udhëtim me fëmijë në Paris, padyshim që do të kishte një ndalesë në Disneyland.

Dhe gjithashtu mos ngurroni të shkoni në Rovaniemi, kryeqyteti i Lapland.

Në pjesën veriore të Finlandës së ngrirë por me pamje madhështore që të bën të mendosh se je në ëndërr, është një vend shumë larg ku rrezet e diellit i japin botës një magji joreale.

Ky është Rovaniemi i bardhë, ndodhet në fshatin ‘autentik’ të Santa Claus, që do të ishte një eksperiencë krejtësisht tradicionale dhe udhëtim i paharrueshëm për festa.

/abcnews.al/

Read Previous

Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë, jo unë

Read Next

Nga armëpushimi në Gaza te lufta në Ukrainë, koha e vendimeve për Bashkimin Evropian