Trajneri i ri i Bad News Eagles ka folur rreth objektivave të ekipit

Suedezi, Jonatan “⁠Devilwalk⁠” Lundberg ka folur për HLTV, pas kualifikimit të ekipit shqiptar Bad News Eagles në Play-Off në Maltë.

Bad News Eagles për momentin gjinden në Maltë ku po garojnë në turneun e CS:GO, CCT Central Europe Malta Finals.

Ky është turneu i parë i ekipit shqiptar me trajnerin e ri nga Suedia, Devilwalk, i cili erdhi pas largimit të Klesti ‘stikle-‘ Kola.

Bad News Eagles janë ekipi i parë që ka arritur në fazën e Play-Off, pas fitoreve ndaj Eternal Fire dhe forZe.

Devilwalk ka folur për HLTV rreth skuadrës dhe synimeve të tyre për vitin 2023.

Suedezi ka folur rreth ndeshjeve të cilat i kanë zhvilluar sot në Malta, gjithashtu është shprehur se ata ndihen favoritë të këtij turneu.Reklama

Kur u pyet për objektivat kryesore të ekipit Devilwalk tha se Majori nuk është synimi i tyre i vetëm.

“Dua të them, padyshim që Majori për çdo ekip është një nga ngjarjet më të mëdha, por për ne, ne duam të prodhojmë paraqitje konkurruese afatgjatë. Ne duam të arrijmë në dhjetëshen e parë dhe të qëndrojmë vazhdimisht atje, kjo është ajo që synojmë. Nëse do ta arrijmë apo jo, kjo varet nga ne. Por këtu kemi vendosur objektivat tona dhe shpresojmë se do të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe të punojmë në rrugën tonë atje”. /Telegrafi/

Read Previous

Biden kërkon “rregulla më të forta” për objektet e paidentifikuara ajrore

Read Next

Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para 15 vitesh