Trajneri i Marokut: Franca është favorite por ne s’kemi asgjë për të humbur

Maroku ka befasuar deri më tani në Kupën e Botës, por sot, në çerekfinale, do të ketë përballë Francën, favorite kryesore për trofe. Kjo nuk e tremb Mohamed Ouhabi, trajnerin e skuadrës afrikane, që bën një rezyme të situatës.

Sa i përket përgatitjes për ndeshjen e sotme, nuk do të ketë surpriza dhe kushdo që i ka analizuar ndeshjet tona e di që kemi një ide të qartë se si duam të luajmë“, deklaroi  Mohamed Ouhabi.

Ai konfirmoi se sulmuesi Ismael Saibari nuk do të jetë i disponueshëm pasi u lëndua në ndeshjen kundër Kanadasë. “Ai nuk është gati, por shpresoj se nuk është ndeshja e tij e fundit e turneut“, vuri në dukje Ouhabi.

Kur iu kujtua se Maroku u mposht në gjysmëfinalen e zhvilluar 4 vite më parë në Katar po nga Franca, trajneri u përgjigj: “Çdo ndeshje është e ndryshme dhe nuk do të jetë si katër vjet më parë”.

“Franca mund të jetë favorite, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar“, siguroi trajneri i Marokut. /Telesport.al/

Read Previous

Përmbytjet po i kushtojnë Evropës katër herë më shumë se 20 vite më parë

Read Next

Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse