Tragjedia në Cetinë, qeveria e Malit të Zi shpall tri ditë zie

Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi me familjarët e 11 viktimave që humbën jetën dhe gjashtë të plagosurve nga sulmi me armë në Cetinë.

Këtë informacion e ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq në kanalin e tij Telegram.

“Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie në lidhje me tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinë”, ka shkruar Abazoviq./sinjali/

Read Previous

Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, reagon Dritan Abazoviq

Read Next

Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi ku u vranë 11 persona