Tragjedi në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan pastaj edhe veten nga ndërtesa

“Një çift shqiptar u hodhën për vdekje në Bronx”, thanë autoritetet.

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe të gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave, rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, ka thënë policia.

“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë,” tha një zëdhënëse e NYPD.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët dhe gruaja e shefit të ndërtesës gjersa bënë të ditur se e shtuna ishte ditëlindja e të ndjerit.

“Dëgjova disa zhurmë, pastaj shikova jashtë dhe pashë dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.

“Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak”, tha ai.

Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre.

“Eshtë e frikshme. Trupat janë ende aty”, vuri në dukje fqinji, transmeton “New York Post“.

Bashkëshortja e shefit të ndërtesës, Shadie Perkaj, tha se dëgjoi “si bam!” dhe më pas duke bërtitur të shtunën në mëngjes.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

Disa media kanë raportuar që i ndjeri dyshohet të jetë aktori i famshëm shqiptar, Florind Belliu.

/Dukagjini/

Read Previous

Sipas GFP-së, Shqipëria renditet e 115-ta për Forcën Ushtarake

Read Next

​Aktualisht 88 pacientë janë të hospitalizuar nga COVID-19