Sipas GFP-së, Shqipëria renditet e 115-ta për Forcën Ushtarake

Shqipëria si vend karakterizohet edhe me forcën ushtarake.

Nga 142 shtete sipas rishikimit vjetor të Global Firepower, Shqipëria renditet e 115-ta për nga forca ushtarake.

Rezultati i fuqisë ushtarake arrin deri në 3,0023 pikë.

Sipas GFP-së Shqipërisë po i mungojnë vetëm armatimet e rënda.

Shqipëria vlerësohet më së shumti për portet kryesore, kufijtë dhe vijën bregdetare.

Çdo vit, Global Firepower vlerëson vendet duke filluar nga diversiteti i armëve dhe fuqia punëtore e disponueshme te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare, për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë globin në fuqinë ushtarake.

GFP, të parë i ka rënditur SHBA-të, Rusinë, Kinën dhe Indinë.

Turqia dhe Irani kanë forcë ushtarake të madhe të cilat renditen në vendin e 13-të dhe 14-të.

Serbia është rënditur e 61-ta, Kroacia e 62-ta, Bullgaria e 67-ta, për nga fuqia e tyre ushtarake.

Mali i Zi pozicionohet në vendin e 132-të, Maqedonia e Veriut e 135-të ndërsa Kosova e 140-ta.

/Dukagjini/

Read Previous

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Dua Lipën pasi u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Read Next

Tragjedi në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan pastaj edhe veten nga ndërtesa