Tjetër krim në ShBA, katër të vdekur

Një tjetër masakër me armë zjarri është raportuar në SHBA, ku katër persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në Filadelfia.

I dyshuari gjuajti me armë në vende të ndryshme të qytetit përpara se të ndalohej dhe arrestohej nga policia.

Në një rrugicë janë gjetur një pushkë, një pistoletë dhe karikatorë të ndryshëm me municion, ndërsa sulmuesi kishte veshur një jelek antiplumb.

Sulmi ndodhi në prag të Ditës së Pavarësisë dhe vetëm një ditë pasi dy persona vdiqën dhe 28 u plagosën në një sulm me armë zjarri në Baltimore, Maryland.

Që nga fillimi i vitit në Shtetet e Bashkuara ka pasur 339 të shtëna masive.

Read Previous

Mot me diell, maksimalja 30 gradë celsius

Read Next

​Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë