GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Një tifoz i maskuar e nxori nga priza monitorin e sistemit VAR gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë gjermane, të dielën.
Ishte një akt sabotimi që e la gjyqtarin të shikonte ekranin bosh kur u thirr për të shqyrtuar një penallti të mundshme.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së Bundesliga 2 në mes të Preussen Muenster dhe Hertha Berlin, kur gjyqtari Felix Bickel u thirr në monitorin pranë fushës vetëm për të zbuluar se dikush e kishte shkëputur lidhjen me të.
Sipas Muensterit, tifozi i maskuar kishte depërtuar në zonën e brendshme dhe kishte shkëputur monitorin VAR, duke sabotuar procesin e shqyrtimit. Mediat gjermane raportuan se në të njëjtën kohë tifozët vendas shfaqën një baner ku shkruante “Shkëputni prizën e VAR-it”.
Pasi arbitri Bickel e kishte të pamundur të shikonte situatën, gjyqtari në dhomën VAR u detyrua të merrte vendimin nga distanca, duke vendosur se ndërhyrja ishte e palejuar. Bickel dha penallti të cilën në gol e shndërroi Hertha. Skuadra nga Berlini fitoi 2:1 me gol të kohës shtesë.
Muensteri më vonë tha se incidenti ishte i planifikuar dhe se klubi do të bënte gjithçka që mund për të identifikuar përgjegjësit./koha.net