Thaçi kërkon heqjen e aktakuzës për pengim të drejtësisë

Më 18 gusht, ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur një kërkesë të re në Gjykatën Speciale, duke synuar anulimin e aktakuzës shtesë për pengim të drejtësisë.

Në këtë kërkesë drejtuar Apelit, mbrojtja kërkon që vendimi i gjykatës të shpallet i pavlefshëm, duke theksuar se gjyqtari paraprak nuk kishte kompetencë për ta nxjerrë aktakuzën.

Argumenti kryesor i mbrojtjes është se Prokuroria Speciale ka nisur procedurat për rastin e 12-të në mënyrë të njëanshme, vetëm para një gjykatësi, duke anashkaluar kompetencat që i takojnë ekskluzivisht Panelit të Gjyqtarëve për mbikëqyrjen e rasteve që lidhen me një proces të drejtë gjyqësor.

Sipas tyre, një veprim i tillë bie ndesh me parimet e drejtësisë dhe e vë në pikëpyetje qasjen e Prokurorisë në këtë çështje që ndërlidhet drejtpërdrejt me gjykimin e ish-drejtorit politik të UÇK-së.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ai dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020. Po atë ditë, së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, udhëtuan me aeroplan drejt Hagës, ku më pas u transferuan në qendrën e paraburgimit.

Thaçi po gjykohet për të ashtuquajtura krime lufte si dhe në fund të vitit të kaluar i është ngritur edhe një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë./Albanianpost.com

Read Previous

Rraci: Kosova po përballet me mungesë të basketbollistëve vendorë

Read Next

Parashikimi i motit për sot