Faza e grupeve të Ligës së Kombeve vazhdon sot me tetë ndeshje, të vlefshme për xhiron e parë të edicionit 2026/27.
Dy ndeshjet e para zhvillohen në orën 18:00, me Gjeorgjinë që pret Irlandën e Veriut dhe Armeninë që përballet me Letoninë.
Në orën 20:45 zhvillohen gjashtë ndeshje të tjera. Në Ligën A, Italia pret Belgjikën, ndërsa Turqia përballet me Francën.
Në Ligën B, Hungaria luan ndaj Ukrainës, Polonia pret Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa Suedia përballet me Rumaninë.
Ndërkohë, në Ligën C zhvillohet përballja mes Malit të Zi dhe Qipros.
Liga e Kombeve 2026/27 nisi të enjten, ndërsa faza e grupeve do të vazhdojë deri më 17 nëntor.