Tesla tërheq 2 milionë makina nga tregu, ja arsyeja

Tesla po tërheq rreth 2 milionë makina nga tregu amerikan për shkak të problemeve me sistemin e pilotit automatik.

Tesla, kompania elektrike e automjeve, do të instalojë tek këto makina masa të reja sigurie që lidhen me këtë sistem.

Kompania, që zotërohet nga miliarderi Elon Musk, bëri të ditur se do të përditësojë softuerin me sinjalizime shtesë atyre aktuale që kanë të bëjnë me shoferin kur cakton pilotin automatik.

Shkak për tërheqjen e 2 milionë makinave nga tregu amerikan është bërë një raport i Administratës amerikane të Sigurisë së Trafikut që zbuloi se shumë automjete Tesla goditën makina të parkuara gjatë aktivizimit të sistemit autopilot.

Piloti automatik i Teslas u mundëson makinave elektrike që të përshpejtojnë automatikisht shpejtësinë, të frenojnë automatikisht brenda korsisë së tyre, ndërsa me përmirësimet që synohet të bëhen, Tesla mund të ndihmojë në ndyshimin e korsisë nëpër autostrada, por pa i bërë autonome. /tvklan.al

Read Previous

FSK planifikon ngritje e kapaciteteve ajrore

Read Next

Publikohen pamjet e 7 ujqërve në zonat malore në Kosovë