Tërmeti në Java të Indonezisë, dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur

Një tërmet në ishullin kryesor indonezian, Java, ka vrarë dhjetëra njerëz dhe ka plagosur qindra, thonë zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës në përpjekje për të shpëtuar të tjerët që mendohet se janë ende të bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Zona ku goditi tërmeti është me popullsi të dendur dhe të prirur për rrëshqitje dheu, me shtëpi të ndërtuara keq, të kthyera në rrënoja në shumë zona.

Numri i saktë i personave të vrarë deri më tani mbetet i paqartë. Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB) ka thënë se numri i tyre zyrtar i të vdekurve ishte 103, duke shtuar se një tjetër shifër e dhënë nga guvernatori rajonal Ridwan Kamil – 162 – mbetet i pa verifikuar, shkruan BBC.

BNPB tha se 390 persona të tjerë u plagosën dhe se 7,000 njerëz ishin strehuar në vende të ndryshme në zonë.

Ai ka pohuar se gjithsej 13,000 janë zhvendosur nga katastrofa, dhe se të tjerë kanë mbetur “të bllokuar në vende të izoluara”. Ai tha se zyrtarët ishin “nën supozimin se numri i të plagosurve dhe vdekjeve do të rritet me kalimin e kohës”./kp/

Read Previous

​Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Read Next

Që shkodranët të mos u kthehen varkave, duhen 717 milionë dollarë për të parandaluar përmbytjet