Që shkodranët të mos u kthehen varkave, duhen 717 milionë dollarë për të parandaluar përmbytjet

Që shkodranët të mos ju rikthehen varkave, toka mos rrëshqasë duke bllokuar rrugën e mbi të gjitha që rrjedha e ujit mos marrë jetë, Shqipëria duhet të shpenzojë 717 milionë dollarë.

Llogaritë i ka bërë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Strategjinë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit deri në vitin 2031.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Bujqësisë, investimet më emergjente, të cilat përllogariten në 166 milionë dollarë duhet të shkojnë për studime fiziblilitetit në lumenjtë Erzen–Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjosë, projekt për mbrojtjen nga përmbytja të zonës së Nënshkodrës, rehabilitimin e argjinaturave mbrojtëse të Matit nga Ura e Zogut apo ndërtimi i infrastrukturës në Drin, Bunë e pjesën tjetër në ultësirën perëndimore.

Këtë vit, 61 bashkive në vend iu shpërnda një buxhet në vlerën e 564 milionë lekë apo rreth 5 milionë dollarë për ujitjen dhe kullimin. Në raport me nevojat, kjo shifër është 143 herë më e ulët./A2news/

Read Previous

Tërmeti në Java të Indonezisë, dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur

Read Next

​Kurti sot prezanton buxhetin e vitit 2023 në Prizren