​Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes rrjetit social Twitter, ka pranuar një kompromis për shtyerje të afatit të gjobve për target e paligjshme.

“Falënderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh, vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Tweet-ër./KP/

Read Previous

​Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Read Next

Tërmeti në Java të Indonezisë, dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur