Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, mbi 250 viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Afganistanin në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke shkaktuar të paktën 255 të vdekur. Sipas mediave lokale, shumica e viktimave janë raportuar në provincën e Paktikas, ku pati edhe 155 të plagosur.

Viktimat u raportuan gjithashtu edhe në provincat lindore të Nangarhar dhe Khost. Nga të dhënat e para thuhet se epiqendra e tërmetit ka qenë  44 kilometra në jug-perëndim të Khost, një qytet në jug të Kabulit.

Burimi: Reuters, BBC

Read Previous

119 ditë luftë në Ukrainë

Read Next

Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga Kuvendi të mos e votojë tërheqjen e mjeteve nga Trusti