Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për të lënduar dhe ndërtesa të dëmtuara

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter ka tronditur Turqinë. Mediet vendase raportojnë se ka të lënduar.

Sipas Drejtorisë të Situatave Emergjente (AFAD), lëkundjet e forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në provincën e Izmirit, duke lënduar tre persona dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa. 

Lëkundjet e forta shkaktuan rrëzimin e minares së një xhamie, shkruajnë mediat e huaja.

“Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:29 me orën lokale në rajonin Buca të provincës së Izmirit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 14.47 kilometra”, njofton  AFAD.

/BotaSot/

Read Previous

Ky shtet po ndërton detin më të madh artificial në Evropë

Read Next

Totaj: Efikasiteti i Gjykatës së Apelit në zgjidhjen e lëndëve për korrik-shtator 2022 është 88.7%